Vrasja në Fier/ Policia del me njoftim zyrtar: U ekzekutua një 41-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Fier. Paraprakisht dyshohet për një të vrarë.

Policia doli edhe me njoftim zyrtar. Sipas saj, është ekzekutuar një 41-vjeçar. Policia thekson se ka identifikuar autorin.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në lagjen "16 prilli", është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.

Shërbimet e policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.