Bardhi: Ky nuk është më parlamenti i qytetarëve, por salla e gardës/ VIDEO

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, reagoi pas pamjeve që tregojnë sallën plenare të mbushur me gardistë.

Sipas tij, ky nuk është më parlamenti i qytetarëve.

“Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës!

Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda,” shkruan Bardhi.