30 DITË SOT/ Syri.net sfidon gjyqtaren politike: Irena Gjoka, a jeni shkarkuar nga detyra në vitin 1996?
Sot është dita e 30-të që ‘Syri.net’ dhe opinoni publik vazhdojnë të presin një reagim nga gjyqtarja politike, Irena Gjoka, për të sqaruar pozicionin në procesin ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe konfliktin e hapur të interesit në këtë çështje.
E denoncuar nga avokati Genc Gjokutaj dhe mediat se është shkarkuar nga ish-Presidenti Sali Berisha në vitin 1996, në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Lartë te Drejtësisë, Gjoka vijon të heshtë.
SYRI ka hulumtuar dosjen e vetingut të Gjokës dhe rezulton se ajo e ka fshehur faktin e shkarkimit nga detyra dhe motivin e shkarkimit.
Sfida për Irena Gjokën vijon:
A jeni shkarkuar nga Berisha në vitin 1996?
A paraqet konflikt interesi çështja që ju keni në shqyrtim?
Pse ua keni fshehur organeve të vetingut këtë informacion?