7.2 tonë kokainë në një ngarkesë peshku, Spanja i jep një goditje të fortë narkotrafikut

Policia spanjolle bën me dije sa ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kokainë, në një operacion të gjerë që i ka dhënë një goditje të rëndë trafikut ndërkombëtar të drogës.

Sipas mediave spanjolle, sasia e drogës arrinte deri në 7.2 tonë, teksa ajo ishte fshehur në një ngarkesë me peshk të ngrirë që vinte nga Amerika e Jugut.

Deri në këto momente janë vënë në pranga 4 persona, teksa vijojnë hetimet për zbulimin e të tjerëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në një vlerësim paraprak, mendohet se droga e sekuestruar arrin vlerën e 539 milionë dollarëve, ndërsa është ende e paqartë se nga cili vend i Amerikës së Jugut vinte kokaina.