Parashikimi I motit për ditën e nesërme, e enjte 7 dhjetor

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak: Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme dhe të ftohta.

Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershmë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar.

Në lartësin mbi 500 metra në veri-verilindje dhe në lartësin mbi 800 metra në juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/sek, e cila hera-herë në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -1 deri 5°C

në zonat e ulëta 3 deri 11°C

në zonat bregdetare 6 deri 11°C