Procesi ndaj Fredi Belerit/ Nis seanca, ambasadorja greke dhe Dule e ndjekin nga afër

Në orën 15:00 ka nisur seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës,  Fredi Beleri.

Raportohet se në procesin ndaj Belerit kanë mbërritur kreu i PBDNJ Vangjel Dule si edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Konstantina Kamitsi.

Kjo nuk është hera e parë që diplomatja greke ndjek nga afër procesin ndaj Belerit.

Kujtojmë që seanca e kaluar është shoqëruar me debate.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik.