Mariah Carey dhe Nicole Scherzinger në betejë me njëra tjetrën

Dy divat e popit Mariah Carey dhe Nicole Scherzinger janë në betejë me njëra-tjetrën.

Producentët e X Factor britanik kanë vendosur që pjesë e jurisë kur emisoni të hapet në vjeshtë do të jetë Mariah e cila do të zëvëndësojë ish-këngëtaren e Pussycat Dolls.

“Mariah dëshiron shumë të jetë pjesë e panelit të jurisë ndërsa Nicole nuk po angazhohet për momentin edhe pse ajo u takua me Simon Cowell këtë javë,”-ka thënë një burim për The Mirror.

Ndërsa producentët  e X Factor kanë thënë se asnjë vendim formal nuk është marrë ende mbi panelin e jurisë për X Factor 2017.