Kjo VIDEO përloti Del Pieron, ja çfarë surprize kishte

Alessandro Del Piero nuk ka mundur që t'i përmbajë lotët dje teksa ka rikujtuar lamtumirën nga Juventusi 5 vite më parë.

Ish-kapiteni i bardhezinjve ishte i ftuar në rolin e specialistit në “SKY”, por emocionet e lamtumirës nuk kanë mundur që t’i shpëtojë emocioneve.

“Ishte një ditë e veçantë pasi vinte në një moment të papritur, të pa planifikuar, në vitin e rikthimit te titulli. Ecja në fushë për të dhënë lamtumirën, por nuk dija se çfarë bëja. Isha vërtet shumë i emocionuar edhe pse isha një futbollist me shumë eksperiencë”, ka thënë Del Piero.