Një FOTO sipas stilit të tij, Bes Kallaku e nis ditën me Monika Kryemadhin

Në instagramin e aktorit të spektaklit të  humorit ‘Portokalli’, Bes Kallaku, gjejmë shumë foto  me presidentin e  zgjedhur, Ilir Metën, dhe bashkëshorten e tij, deputeten Monika Kryemadhi.

Nuk dihet nëse aktori është i angazhuar në strukturat e LSI-së, apo thjesht ai është mik i familjes Meta.

Pak më parë aktori  ka publikuar një foto, në të cilën shfaqet së bashku me nënkryetaren e LSI-së, kafja e mëngjesit duket se ka bërë bashkë dy personazhet e njohura.

 ‘Mirmjes, kur bashkohen 2 katunar bashke, dihet se ku do dalin ne fotografi moooooo... ‘ shkruan Besi në foton./Syri.net