Përdorim dhe shitje droge brenda lokalit, një i arrestuar dhe një i proceduar në Kukës

Policia ka zbuluar një lokal me qira në Krumë që ishte përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ra një 38 vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga policia me një sasi kanabisi me vete.

Gjithashtu u procedua penalisht administratori 58 vjeçar i lokalit, i cili përveç përshtatjes, fshihte të ardhurat e gjeneruara nga biznesi i paregjistruar. Ai nuk e kishte regjistruar tek organet tatimore lokalin me qira.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.