Grabitën dhjetra banesa, arrestohen katër ‘skifterët’ shqiptarë në Itali

Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali, nën akuzën e vjedhjes. Në prangat e policisë italiane kanë rënë shtetasit e moshës 30, 32, 34 dhe 41 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e 17 banesave.

Kryesisht ‘skifterët’ shqiptarë kryenin veprat e tyre në Milaono, Limbiate, Verdo dhe Paderno Dugnano. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 14-28 tetor.

Gjatë kontrollit fizik në banesën e tyre, policia gjeti makina, veshje që përdoreshin për vjedhje, para, ora dhe sende me vlerë.

Aktualisht tre shqiptarët ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.