Tjetër ngjarje tronditëse në Kosovë, shtatzëna lind para kohe për shkak të dhunës nga burri

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Prishtinë, ku një grua shtatzënë është dhunuar rëndë sa u detyrua të lindë para kohe foshnjën e saj.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë, teksa e reja është paraqitur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës me shenja dhune të rënda.

Ndërhyrja e mjekëve ka shpëtuar foshnjën dhe nënën e saj, ndërsa më pas është njoftuar dhe policia për shkak të shenjave të dhunës që janë gjetur në trupin e gruas.

Policia ka nisur hetimet dhe po merr në pyetje burrin që ka dhunuar gruan e re.