Merr fund gjithçka, Pepe transferohet te gjigantët europianë

Mbrojtësi Pepe ka vendosur që në fund të sezonit të largohet nga Real Madrid. Është e përditshmja madrilene “Marca” e cila ka zbuluar se portugezi së fundmi ka refuzuar ofertën nga skuadra kineze Hebei Fortune për tu bashkuar me Interin.

Marrëveshja është pranë finalizimit me vetëm disa detaje për tu përmirësuar, ndërsa zyrtarizimi pritet të kryhet menjëherë pas finales së madhe të Champions Leagues, transmeton SYRI.net.

Lëvizja e Pepes drejt Interit nuk është thjesht një spekulim mediatik pasi lajmi është zyrtarizuar nga media më pranë “Los Blancos”.