Andis Harasani: Dronët e Ramës nuk shohin as drogën e as popullin në shesh

Ish-deputeti i PS Andis Harasani ka ironizuar propagandën e mediave qeveritare dhe të mazhoracës për numrin e protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Në një status në Facebook, Harasani shkruan se dronët e qeverisë që filmuan protestën e opozitës synojnë të “bindin” qytetarët sikurse bënë vitin e kaluar, kur thanë se ishte asgjësuar 99.98 % e kanabisit në vend.

“Nësoj si bindi se vetëm 0.003% e Shqipërisë ishte me hashash”, shkruan Andis Harasani në Facebook.