Shtëpia e Bardhë: Përgjegjësia i takon Hamasit për rënien e armëpushimit në Gaza

 “Për shkak të Hamasit, kjo pauzë përfundoi”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Pra, Shtëpia e Bardhë fajësoi sot Hamasin për dështimin në vazhdimin e armëpushimit humanitar në Gaza, duke theksuar se grupi militant palestinez nuk kishte arritur të siguronte një listë të pengjeve që do të bënte të mundur zgjatjen e armëpushimit.

“Hamasi i dha fund kësaj pauze”, tha Kirby. “Hamasi është përgjegjës”.

 Gjatë konferencës, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë rishikoi gjithashtu numrin e tij të mëparshëm të numrit të pengjeve amerikane që Hamasi ka liruar deri më tani nga gjashtë në katër.