'Kujtimet e një firmëtari', rrëfimi i rrallë i ngjarjeve më të rëndësishme historike

Ishin 40 delegatë nga e gjithë Shqipëria ata të cilët në motin e vitin 1912, më 28 nëntor, në orën 14.00, firmosën deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Një prej dëshmitarëve historikë të Pavarësisë, Hajredin bej Cakrani shoqëruesi kryesor në rrugëtimin e Ismail Qemalit nga Durrësi për në Vlorë na rrëfen përmes “Kujtimet e një fimëtari”, se historia jo gjithmonë shkruhet nga fitimtarët.

Ky version i rrallë i disa prej ngjarjeve më të rëndësishme historike të shekullit XIX sjell nëpërmjet dorëshkrimeve dimensione krejt të tjera për disa nga emrat më të njohur në historinë e Shqipërisë.

“Një ditë do të shuhemi e do të vdesim, po vatani duhet të rrojë, qoftë dhe t’u tregojë atyre që do vijnë prapa, se kush lëftoi e u vra për të, kush e deshi atë me shpyrt e kush u përpoq për t’a nxjerrë më dritë”! – ka thënë dikur Hajredin bej Cakrani.