Ngjarje e rëndë në Laknas, një i vrarë dhe një i plagosur pas një konflikti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laknas, Kamzë.

Sipas njoftimeve paraprake pas disa të shtënave me arme kemi një të vrarë dhe një person tjetër të plagosur.

Njoftimi:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.