Akset rrugore në Shkodër, të hapura për qarkullim/ Kelmendi pa energji elektrike

Reshjet e borës vazhdojnë në Shkodër, por këtë të mërkurë paraqiten më pak probleme.

Në akset Bogë – Theth dhe Tamarë – Vermosh gjate natës ka pasur reshje shiu, që më pas gjatë mëngjesit janë kthyer në reshje bore.

Ndërkohë, po punohet për pastrimin e borës dhe rrugët janë të hapura për qarkullim.

Në aksin Hani i Hotit – Tamarë vazhdojnë reshjet të dendura të shiut. Ndërkohë, në Kelmend ka ndërprerje të energjisë, për shkak të motit të keq.