Mijëra viktima/ Erdogan: Izraeli duhet të gjykohet ndërkombëtarisht për krime lufte

Presidenti turk u ka thënë Kombeve të Bashkuara se Izraeli duhet të gjykohet ndërkombëtarisht për akuzat për krime lufte.

Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar ashpër reagimin e qeverisë izraelite ndaj sulmeve të 7 tetorit.

“Izraeli vazhdon paturpësisht të shkelë ligjin ndërkombëtar, ligjet e luftës dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare duke parë në sytë e komunitetit ndërkombëtar”, tha zyra e tij.

Komentet e tij vijnë përpara mbledhjes së nesërme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku konflikti Izrael-Hamas do të marrë vëmendjen kryesore.

Më shumë se 15,000 njerëz janë vrarë në Gaza në tetë javë që nga sulmet, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi.