Librazhd, i shpëton për fat aksidentit, autobusi me nxënës nga Maqedonia e Veriut

Një autobuz me nxënës nga Maqedonia e Veriut, me targa të Gostivarit, i ka shpëtuar pa pasoja dhe pa asnjë të lënduar, përplasjes me një makinë në dalje të qytetit të Librazhdit.

Nxënësit raportohet se janë mirë dhe se ka vetëm dëme materiale.

Ata ishin nisur në grup për të kremtuar festat kombëtare të 28-29 Nëntorit në Shqipëri.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet njoftimi zyrtar. Dyshohet se përplasja ak ardhur për shkak të motit të keq dhe lagështisë në rrugë.