VIDEO/ Shpërthimi i tritolit në Tiranë: Shihni se si është shkatërruar lokali
Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Në lokalin në përdorim nga shtetasi Armand Xhaferraj, 40 vjeç, raportohet ka vetëm dëme materiale.
40-vjeçari e kishte marre lokalin me qira, ndërkohë që policia ka sekuestruat kamerat e sigurisë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
SYRI TV sjell video nga lokali, të cilit iu vendos gjatë natës lëndë plasëse. Siç shihet edhe nga pamjet, shpërthimi i tritolit ka shkaktuar dëme të mëdha.
Si pasojë janë dëmtuar edhe dy biznese ngjitur, një parukeri dhe një biznes me pjesë këmbimi për automjete.
Lënda plasëse është vendosur në derën e jashtme të lokalit, ku e gjitha dera prej xhami është thyer.