Meta: Dita e Flamurit Kombëtar, simboli që bashkon të gjithë shqiptarët!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar shqiptarët anembanë botës për Ditën e Pavarësisë.

Në urimin e publikuar në Fb, Meta shprehet:

"Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit që bashkon të gjithë shqiptarët, Gjergj Kastrioti Skënderbeun dhe Ismail Qemalin, Isa Boletinin dhe Adem Jasharin! Nderimin më të thellë për Atin e Shqipërisë, themeluesin e shtetit tonë modern, Ismail Bej Vlorës dhe veprës së ndritur të shumë patriotëve të tjerë që përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912!

Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!"