Aksident zinxhir në Itali, përplasen ‘kokë më kokë’ dy makina, katër të vdekur

Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Taranto–Bari. Katër persona humbën jetën dhe dy të tjerë u plagosën në një përplasje midis dy automjeteve pranë një tuneli. Midis viktimave ishin tre ushtarë që po udhëtonin me makinë me dy kolegë të tjerë të cilët u plagosën dhe u dërguan në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, raportohet në media.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, karabinierët, policia rrugore dhe teknikët. Trafiku është bllokuar përkohësisht në të dy drejtimet.

Ushtarët, që i përkisnin Brigadës së 7-të të Pinerolo Bersaglieri të stacionuar në Altamura dhe me origjinë nga provinca e Tarantos, po udhëtonin në makinë. Viktima tjetër ishte drejtuesi i furgonit, një 68-vjeçar. Ekipet e shpëtimit u gjendën përballë një skene të tmerrshme. Disa trupa ishin hedhur në asfalt. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, gjendja e tyre konsiderohet kritike.