Nuk ka fitues në 'Arenën e Demave', Partizani dhe Dinamo e mbyllin pa gola derbin e kryeqytetit

Derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Dinamos është mbyllur në barazimin 0-0.

“Demat e Kuq” kanë qenë më kërkues, por edhe Dinamo ka pasur rastet e arta për të shënuar.

Ndeshja ka qenë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat, por golin nuk erdhi.

Me këtë rezultat, ku dy klubet marrin nga një pikë, Partizani merr kreun me 28 pikë, ndërsa Dinamo renditet në vendin e pestë me 16 pikë.