Klubet e Premier League 'shënjestrojnë' sulmuesin shqiptar

Ende pa fituar formën e tij pas atij dëmtimi të gjatë, Armando Broja gjendet në orbitën e disa klubeve të Premier League-s.

Sipas “Daily Mail”-it, disa klube angleze po mbajnë nën vëzhgim 22-vjeçarin, por Fulham-i është një hap përpara tyre. Skuadra londineze ka piketuar sulmuesin shqiptar si objektvi për merkaton e dimrit.

Bardhezinjtë dëshirojnë që të afrojnë në qendërsulmues pas largimit të Mitroviçit drejt Al Hilalit në Arabinë Saudite dhe Broja konsiderohet profili i duhur për ta.

Mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të pranojë ofertën e Fulham-it në janar, apo do t’i besojnë Brojës deri në fund të sezonit