Ersekë/ Digjet banesa, çifti i të moshuarve mbeten në qiell të hapur

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në Ersekë.

Banesa ishte në pronësi të një cifti të moshuarish, të cilët ishin brenda në banesë në momentin kur kjo e fundit është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.