Momenti i parë i lumturisë pas një kohe të gjatë, thotë kreu i kibucit Be'eri

Dymbëdhjetë nga pengjet e liruara deri më tani janë nga kibuci Be'eri në Izrael. Administratori i këtij komuniteti, Iftah Celniker, foli për programin Today të Radio 4 BBC.

"Ishte shumë prekëse, ta ngrohte zemrën dhe ishte shumë, shumë kënaqësi. Mendoj se ishte fjalë për fjalë, momenti i parë i lumturisë që kemi pasur këtu pas një kohe shumë të gjatë," tha Celniker.

Ai shtoi se pengjet e liruara janë ende në spital. "E vetmja gjë që dimë është se fizikisht janë mirë. Përveç kësaj nuk kemi dëgjuar asgjë," tha Celniker.

Ai shtoi se tani komuniteti po përballet me një “proces të gjatë shërimi”.​