", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/November/26/auto_iiiiiiiiiiiiiiiiiii1701028839.webp", "width": 1168, "height": 656 } }

E rëndë në Francë/ Babai vret 3 vajzat e mitura dhe dorëzohet në polici

Tronditet Franca. Një 41-vjeçar ka vrarë tre vajzat e tij 4, 10 dhe 11 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë tyre në Alfortville, në periferi të Parisit.

Sipas autoriteteve franceze 41-vjeçari ishte i njohur për rastet e dhunë në familje.

Pas krimit të rëndë, ka qenë ai vetë që ka shkuar në rajonin e policisë Dieppe në Normandi dhe ka deklaruar se kishte vrarë fëmijët e tij.

Policia më pas ka shkuar në banesë ku edhe ka gjetur pa jetë tre vajzat. Sipas hetimeve tre të miturat janë vrarë me thikë dhe trupat e tyre ishin mbuluar me batanije.