'Kundër marrëveshjes për refugjatët me Italinë'/ Policia përplaset me protestuesit në Lezhë

Një grup të rinjsh aktivistë kanë protestuar në Lezhë kundër marrëveshjes së qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për refugjatët.

Nga raportimet në media, policia ka penguar aktivistët për të vendosur çadrën “kamp” përpara Bashkisë Lezhë.

Kjo ka sjellë dhe përplasje mes aktivistëve dhe policisë, pasi këta të fundit e quajnë të paligjshëm diçka të tillë.