Kosovë/ Raportohet për një shpërthim në veri, banorët në panik

Një mjet shpërthyes është degjuar në veriun e Mitrovicës gjatë natës së sotme.

Ky është shpërthimi i dytë me radhë pas atyre të 19 nëntorit, ku ishin regjistruar dy shpërthime, por pa dëme.

Ende nuk dihet lloji i mjetit shpërthyes që u gjuajt.

Banorët shqiptarë të Lagjes së Boshnjakëve konfirmojnë për “Mitropol” se shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm.

Edhe banorët e jugut të Mitrovicës thanë për “Mitropol” se shpërthimi u dëgjua edhe në jug.