Qyteti i Kukësit dhe shumica e zonave pa energji elektrike

Pjesa më e madhe e lagjeve të qytetit të Kukësit prej më shumë se 30 minuta në errësirë.

Ndërprerja e energjisë elektrike për qytetarët kuksianë ka ardhur pas një defekti të shkaktuar në fidrat e nën/stacionit elektrik ‘Rexhepaj’ që furnizon qytetin e Kukësit.

Ndërkohë në errësirë që prej katër orësh vijojnë të jenë shumë fshatra të bashkisë Kukës si ato të Bicaj, Ujmisht, Bushtricë, Gryk-Qaj, Kalis, Arrën, Shishtavec, Zapot e Topojan.

Sipas i formacioneve të marra në terren janë disa fshatra të bllokuara nga bora si Arrën, Tërshen, Kalis, Shkinak, Nimç, Pakisht, Cërnalevë, Turaj e Xhaferraj.

Trashësia e borës në zonat e bllokuara i ka kaluar 60 cm.