VIDEO/ Rihapet aksi Peshkopi-Maqellarë, fillon lëvizja e automjeteve

Aksi Peshkopi-Maqellarë është zhbllokuar pas rreth 4 orësh. Pas rënies së intensitetit të reshjeve të dëborës dhe ndërhyrjes së borëpastrueseve, ka filluar edhe qarkullimi i automjeteve.

Moti i keq ka përfshirë qarkun e Dibrës. Trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë ka arritur në rreth 20 cm, ndërsa në zona të thella, deri në 50 cm.

Si pasojë e thyerjes së pemëve, ka mbetur pa energji elektrike i gjithë territori i Bashkisë Dibër bashkë me njësitë administrative.