Greqi/ Punonte në ndërtimin e një hidrocentrali, emigranti shqiptar vdes si pasojë e rrëshqitjeve të dheut

Një 50-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në Greqi.

Viktima raportohet se është një emigrant që kishte dokumente pune të ligjshme dhe punonte në kompaninë që ka marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit në Salmenikos.

Deri më tani nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërsa sipas mediave greke, kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të këtij incidenti.