Tiranë, zjarr në një apartament në rrugën 'Ferit Xhajko', humb jetën një burrë

Në Tiranë, një person rreth 57 vjeç me iniciale R.D.  ka humbur nga zjarri që ka rënë në shtëpinë e tij në katin e pestë në afërsi të Qendrës Spitalore Nënë Tereza. 

Sipas Policisë së Tiranës, sonte, rreth orës 2:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.