Shefja e diplomacisë belge viziton sot Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib viziton sot Kosovën.

Ajo do të pritet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas të cilit do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media, thuhet në njoftimin e MPJD-së.