Lushnjë/ Aksident i rëndë, makina fluturon disa metra në ajër dhe përplaset me betonin e nënkalimit

Ka qenë me fat një drejtues mjeti i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk në Lushnjë.

Mjeti tip Benz me targa AA 307 PD ka fluturuar për disa metra në ajër e më pas është përplasur në betonin e nënkalimit.

Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethanat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kalim.