Guardiola parashikon sesi do të jetë finalja Juventus-Real Madrid

Juventus dhe Real Madrid do të vihen përballë njëra-tjetrës në finalen e Kardifit, dhe Guardiola pret një finale shumë të bukur, duke vlerësuar lartë të dy skuadrat.

“Do të jetë një finale e bukur. Real Madrid janë një ekip i fortë, ata ndjehen të sigurt në konkurrencën e tyre”, ka deklaruar Pep Guardiola.

“Por ne nuk mund të harrojmë Juventusin, që ka arritur dy herë në tre vitet e fundit në finale. Ata kanë lojtarë me përvojë, janë ekip me shumë histori. Do të jetë një finale e bukur”, ka shtuar ai.