Osteoporoza, ja cilat janë shenjat e para të sëmundjes

Është sëmundje metabolike kockore, e cila çon në ulje të densitetit të kockave duke i bërë ato më të brishta e më të prirura për fraktura. Është më e shpeshtë te gratë pas menopauzës dhe kjo lidhet me rënien e sasisë së estrogjenit në gjak. Në përgjithësi nuk ka shenja klinike deri në momentin që ndodh një frakturë.

Frakturat vertebrale (të shtyllës kurrizore) paraqiten si:Dhembje e fortë, e menjëhershme pas një rrëzimi ose traume minimaleDhembje e cila është e lokalizuar në një nivel specifik të shtyllës kurrizore (përgjithësisht në vertebrat torakale dhe lumbare)Dhembja është e mprehtë, e thellë, përkeqësohet nga lëvizjet dhe në disa raste përhapet në pjesën e përparme të barkut

Pacientët qëndrojnë shtrirë në krevat për të lehtësuar dhembjen, e cila mund të zgjasë deri në 4-6 javë.Osteoporoza çon dhe në fraktura të legenit të cilat rrisin shkallën e invaliditetit si edhe të vdekshmërisë prej tyre.Kategoria e pacientëve me risk më të lartë për zhvillimin e osteoporozës përfshin:

Femrat post menopauzëFemrat me defiçiencë estrogjenike të shkaktuara nga menopauza e hershme (mosha1 vit)Pacientë që referojnë se kanë pësuar një frakturë në moshë adultePacentë me fraktura të shumëfishtaMarrja e medikamenteve që dobësojnë kockën( kortizoniket, kimioterapitë etj)Pacientë me hipertiroidizëm, hiperparatiroidizëm, sëmundje malinje (Myeloma Multiple), Morbus Paget, sëmundje të veshkave etj.

Marrja e pakët e kalciumit dhe Vitaminës D si dhe aktiviteti i ulët fizikPersonat duhanpirës, konsumues të alkoolitDiagnostikimiPas marrjes së hollësishme të të dhënave të pacientit, realizohet Osteodensitometria (DEXA).

DEXA është një ekzaminim i cili nëpërmjet sasive të vogla të rrezatimit , mat dendësinë minerale të kockave të shpinës, legenit, duarve etj. Nëpërmjet këtij ekzaminimi përcaktohen rastet që janë me Osteoporozë.