Polici i plagosur nga grabitja, jashtë rrezikut për jetë, 4 të dyshuarit në arrati

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është plagosur sot një zyrtar policor nga një grabitje me armë në një argjendari në Suharekë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Shaqir Bytyqi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren.

Ai ka pohuar se zyrtari policor në fjalë ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Derisa katër të dyshuarit e përfshirë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë ndodhen ende në arrati.