Skandal me policinë e Shtetit, nuk merr përsipër ndeshjen finale Kamza-Besëlidhja
Policia e shtetit ka konfirmuar sot para drejtuesve të ekipit të Kamzës se nuk munden që të marrin përsipër mbarëvajtjen e ndeshjes finale Kamza –Besëlidhja që do të vendos fatin se cila do të jetë skuadra që do të ngjitet në Supërligë.
Ndeshja midis Kamzës dhe Besëlidhjes do të luhet ditën e nesërme ( E shtunë) në orën 14:00.
Policia nuk ka dhënë ndonjë arsye pse nuk merr masat e duhura për të ruajtur sigurinë në këtë ndeshje të rëndësishme.
Kamza dhe Besëlidhja renditet në vendin e parë më pikë të barabarta nga 38 pikë secila.