Kritikoi Izraelin, aktorja hiqet nga saga e famshme e filmave

Aktorja Melissa Barrera është larguar nga saga e filmave “Scream”, pasi ka kritikuar Izraelin në rrjetet sociale. Kompania Spyglass e ka hequr “me lezet” 33-vjeçaren me origjinë meksikane, edhe pse në filmat e fundit horror ka qenë protagoniste kryesore.

Kështu, në filmin “Scream VII” nuk do ta shohim Melissa Barrera në rolin e Sam Carpenter, që ka interpretuar në dy filmat e fundit.

“Media perëndimore mban vetëm anën e Izraelit. Se pse e bëjnë këtë gjë, po ju lë ta kuptoni vetë”, ishte një nga postimet e saj në Instagram që nuk i ka pëlqyer drejtuesve të kompanisë së prodhimit të filmave “Spyglass”.

Pas lajmit, fansat e aktores kanë “mbytur” me komente profilin e saj të Instagramit duke i treguar mbështetje dhe duke shtuar se do të bojkotojnë filmin e radhës të sagës “Scream”