Forcat izraelite të Mbrotjes: Kemi shkatërruar 400 tunele të Hamasit në Gaza

Forcat e Mbrojtjes izraelite pretendojnë se kanë zbuluar dhe shkatërruar 400 tunele të Hamasit brenda Gazës që nga fillimi i operacioneve tokësore. 

“Deri më tani, ushtarët e IDF kanë ekspozuar dhe shkatërruar rreth 400 boshte tunelesh terroriste”, thuhet në një deklaratë. 

Ai pretendoi se "shumë nga boshtet që çojnë në rrjetin e saj të tunelit janë të vendosura brenda spitaleve civile, shkollave dhe shtëpive".

Izraeli ka akuzuar prej kohësh Hamasin për përdorimin e infrastrukturës civile, përfshirë spitalet, si qendra komandimi – diçka që grupi e mohon. 

Pretendimet për tunelet e shkatërruara janë të paverifikuara, siç janë fotot e mëposhtme - të cilat IDF i ndau gjithashtu.