Urdhri i Ramës: Të ndalohet përdorimi i administratës në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër që të mos lejohet përdorimi i administratë gjatë fushatës zgjedhore. Sipas tij asnjë forcë politike nuk duhet të marrë në fushatë persona që punojnë në administratën publike.

Ndërkohë kreu i qeverisë ka kërkuar që të pezullohen menjëherë nga detyra të gjithë ata persona të cilët do të kandidojnë për të marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 18 qershorit.