Shiste kanabis në afërsi të një shkolle në Kashar, pranga 20-vjeçarit

Një 20-vjeçar është arrestuar në arrestuar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”.

I riu u kap u kap në flagrancë me doza kanabisi, në afërsi të një shkolle në Kashar.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 20-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave në Kashar.

Operacioni për kapjen dhe arrestimin e tij u krye nga Komisariati i Policisë Nr. 6