Çupi: Parlamenti funksionon vetëm nëse respekton të drejtat kushtetuese të opozitës

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka deklaruar se funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës i Parlamentit garantohet nëpërmjet ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, kostituimit dhe fillimit të punës së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore dhe respektimi i të drejtave kushtetuese të opozitës

Ajo është shprehur se këto kërkesa janë të qarta dhe në harmoni me reagimet e miqve tanë ndërkombëtarë.

Postimi:

Funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës i Parlamentit garantohet nëpërmjet ngritjes së komisioneve hetimore parlamentare, kostituimit dhe fillimit të punës së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore dhe respektimi i të drejtave kushtetuese të opozitës.

Kërkesat tona janë të qarta dhe në harmoni me reagimet e miqve tanë ndërkombëtarë. Ditën që mazhoranca vendos të respektojë Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, jeta parlamentare i rikthehet normalitetit.