EMRI/ Aksidenti me 'Benz' i të miturve, arrestohet babai i njërit prej tyre

Policia e Sarandës ka arrestimin e shtetasit Orest Kalo, 41 vjeç, pronar  i mjetit tip Benz, me të cilin udhëtonin të miturit ku ndodhi aksidenti në aksin rrugor Stjar–Bajkaj.

Sipas gazetares së SYRI TV, po ndiqet në gjendje të lirë drejtuesi i mjetit 14 vjeçari Orges Kalo.

Adoleshentët e aksidentuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Stjar-Bajkaj, janë nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës.

Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç u dërguan me ambulancë në mesnate, ndërkohë që 14-vjeçari Arjol Dervishaj, djali që u aksidentua më rëndë dhe për arsye të gjendjes së tij është transportuar mëngjesin e sotëm me helikopter drejt spitalit të Traumës.