Përmbyset autobusi në Meksikë, raportohet për 12 viktima

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 58 të tjerë u plagosën të martën kur një autobus u përmbys në një autostradë në shtetin lindor meksikan të Veracruz. Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ka ndodhur herët në mëngjes në rrugën që lidh qytetet La Tinaja dhe Acayucan, në jug të shtetit.

Garda Kombëtare Meksikane tha se shkak i aksidentit ishte gabimi i shoferit.

Dhjetëra të plagosur janë transportuar në spitalet në Veracruz dhe të paktën shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë.