Izraeli publikon listën e palestinezëve që do të shkëmbejë me Hamasin, kryesisht adoleshentë

Izraeli sapo ka publikuar një listë prej 300 palestinezësh që mund të lirohen sipas marrëveshjes së arritur midis Izraelit dhe Hamasit.

Lista, e postuar në faqen e internetit të ministrisë së drejtësisë të Izraelit, përfshin emrat, moshat dhe veprat penale të atyre që kualifikohen.

Kujtojmë se fillimisht pritet të lirohen vetëm 150 të arrestuar, njofton BBC.​

274 nga 300 të burgosurit palestinezë të listuar për lirim janë meshkuj

Më shumë tani në listën e ndarë nga ministria e drejtësisë e Izraelit me 300 të burgosur palestinezë që mund të lirohen.

Shumica janë të moshës 17 ose 18 vjeç, me grupmoshën e përgjithshme 14-59. Shumica e të arrestuarve - 274 nga 300 - janë meshkuj.

Gjithashtu renditen veprat penale të të arrestuarve. Ato përfshijnë tentativë për vrasje, hedhje të një bombe, krijimin e një objekti shpërthyes ose ndezës, hedhje me gurë, kontakt me një organizatë armiqësore, lëndime të rënda trupore dhe zjarrvënie për arsye nacionaliste.