Tritol biznesit në Tiranë, dëme të mëdha materiale

një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm  në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë.

sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se lënda plasëse i është vendosur një biznesi, ku janë shënuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak 

Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën "Dritan Hoxha", në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.     

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.