Ministri grek Papastavrou vjen në Shqipëri për një takim me Fredi Belerin

Vizita vjen në prag të gjykimit që do të vazhdojë nesër, shkruan sot shtypi grek.

"Në Shqipëri ka mbërritur ministri i Shtetit i Greqisë, Stavros Papastavrou , i cili sipas informacioneve do të takohet me kryebashkiakun e zgjedhur të Heimarrës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg. Takimi do të zhvillohet në mesditë në burgun e Durrësit, ku Beleri ndodhet në qeli prej gjashtë muajsh.

Vizita bëhet në funksion të vazhdimit të gjyqit nesër, për t'i shprehur edhe një herë mbështetjen e tij."